Neymar favorizon Messin për Topin e Artë
Ylli i Santosit, Neymar beson se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë përpara sulmuesit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, falë paraqitjes së shkëlqyeshme këtë vit.
Ylli argjentinas i Barcelonës ka realizuar 84 gola vetëm gjatë këtij viti.
“Fitues do të jetë Messi, sepse ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm. Ronaldo kishte një sezon të shkëlqyer po ashtu, kështu që ai do të jetë afër, por Messi do jetë fituesi”, deklaroi 20 vjeçari për të përditshmen argjentinase Globoesporte.
Përfaqësuesi brazilian ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke e përsëritur edhe një herë se nuk është i gatshëm ta lë ekipin e tij për t’u transferuar në Evropë.