E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar më parë ka qenë i Realit

Të dielën e 26-Marsit të vitit 2006, Reali i Madridit mundi 4-0 Deportivon. Por, po atë ditë, në stol ishte një fëmijë 14-vjeçar i njohur me emrin Neymar da Silva Junior.

Neymar është federuar nga madrilenët në Federatën Spanjolle më 30-Mars 2006 dhe ka një dokument që vërteton që ai ishte një lojtarë i Realit të Madridit. Në atë kohë braziliani po trainohej me galaktikët ku edhe shkëlqente me teknikën e tij.

Neymar ishte në Madrid në pranverën e vitit 2006-të me babain e tij dhe agjentin Wagner Ribeiro. Ai nuk qëndroi në Madrid sepse galaktikët nuk pranuan ti paguajnë 60 mijë euro për të. Ramon Martinez, sekretar teknik te Reali por nuk gjeti mbështetjen e klubit.

Më pas, Neymar shkoi në Brazil ku edhe shkëlqeu me Santosin. Këtë sezon ai do të luaj me Barcelonën pasi arriti të marrë lejen nga federate brazilane e futbollit, që i dha leje për të nënshkruar me blaugranët. Kjo ishte hera e dytë që ai nënshkruan një kontratë profesioniste, pasi më parë ai ka nënshkruar për Santosin me kontratë nga (2006-2008) por si futbollist amatorë, ndërsa më pas si futbollist profesionist nga (2008-2013). Pashaporta e lojtarët dëshmon se ai nuk ka pasur asnjë akord nga 6 deri më 30-Korrik, ndërsa me 31-Korrik ai ishte i liruar edhe nga Santosi.

Këtë vit Neymar pritet të shkëlqejë së bashku me Messin, sepse deri tani ka treguar shumë pak nga talenti i tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›