E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapiteni Cana: Një ndeshje me të tre rezultatet brenda

largea_lorik-cana-11347140019Nga Gentian Alinani

Kapiteni pranon se skuadra e tij në këtë ndeshje nuk niset si favorite, por premton dhe garanton maksimumin nga të gjithë për të arritur rezultatin jonegativ.

Shqipëria po kalon një moment të shkëlqyer, duke parë rezultatet e arritura në 18 muajt e fundit, periudhë në të cilën në drejtimin e kuqezinjve ndodhet Xhani De Biazi, ku kanë arritur rezultate që nuk ishin menduar kurrë më parë. Objektivi Brazil 2014 është ende i mundshëm, dhe jo një utopi siç mund të mendohej. Në prag janë dy ndeshje për të mos u humbur, në të gjithë kuptimin e fjalës, jo vetëm për tifozët, por edhe për lojtarët, që kanë shansin e madh për të shkruar historinë nëse arrijnë rezultate positive në transfertat kundër Sllovenisë dhe Islandës.

Në konferencën e rradhës për shtyp, këtë herë është shfaqur kapiteni Lorik Cana i cili në krahun e tij ka pasur Ansi Agollin, të dy kanë premtuar impenjim maksimal dhe përkushtim për të arritur rezultate positive. Të gjithë duan të arrijnë historinë, por gjithashtu kërkojnë që të gjithë të qëndrrojnë me këmbë në tokë. Jemi në një pozitë që nuk kemi qenë kurrë më parë, por akoma nuk kemi bërë historinë.

Nuk dua të bëj premtime sepse nuk jam politikan. Me Slloveninë është një ndeshje e vështirë që i ka të treja rezultatet brenda dhe për këtë arsye kemi shpresa, por qëndrojmë edhe me këmbë në tokë- është shprehur kapiteni Lorik Cana- Duhet të pranoj se në këtë ndeshje ne nuk nisemi si favoritë, ashtu si edhe në shumë ndeshje të tjera. Por, premtoj se do të japim maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv. Mbrojtësi i Lacios, i cili rikthehet në një ndeshje eleminatore pas mungesës ndaj Norvegjisë në qershor në Qemal Stafa, nuk do të ketë në krah Mërgim Mavraj. Cana e kupton rëndësinë e kësaj mungese por shprehet i bindur se kushdo që do të luajë do të jetë në lartësinë e detyrës, pasi forca e kombëtares shqiptare është grupi.

I qetë është shfaqur edhe mesfushori Ansi Agolli: Sllovenia ka lojtarë shumë të mirë si edhe një trajner me shumë eksperiencë, ne do të mundohemi të mos pësojmë gol në radhë të parë, por edhe të kundërpërgjigjemi, sepse nuk po shkojmë për shëtitje. Ata janë favoritë edhe se ne i kemi mundur në ndeshjen e parë të luajtur në Tiranë. Por, sikundër ne mund ti mposhtim sllovenët, ashtu edhe ata mund të na befasojnë. Tani jemi ne më të sigurt dhe më me besim në vetvete. Mendoj se me atë çka kemi dhënë, i kemi lënë më pak hapësirë fatit dhe jemi bazuar më shumë te cilësia e lojës tonë.

Realisht cilësia e lojës sonë është rritur. Kemi treguar se luajmë mirë edhe jashtë fushës. Gjithsesi, duhet ta përgatisim mirë ndeshjen dhe të hyjmë me besim në fushë. Mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme, por në fillim duhet të mendojmë për Slloveninë dhe pastaj për Islandën,. Në fund të konferencës për shtyp kapiteni Lorik Cana nuk ka harruar të urojë edhe xhudisten Majlind Kelmendi për titullin kampion bote që ajo fitoi pak ditë më parë në garimin që zhvilloi në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›