E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie “shfryn” ndaj David Moyes

 Manchester United nuk gjen paqe, pas një merkatoje zhgënjyese që ka irrituar tifozët e “Djajve të kuq”, Robin van Persie shfryn duke mos i kursyer fjalët në drejtim të trajnerit të ri të United, David Moyes, që konsiderohet një nga përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar. Holandezi sic shkruan “Daily Star” ka shprehur gjithë pakënaqësitë e tij mbi karizmën apo dhe metodat e stërvitjes së trajnerit të ri, duke qarë në thonjëza largimin e Alex Ferguson. I njëjti burim pranë futbollisti ka deklaruar se Van Persie nuk është i kënaqur me ndryshimin në stolin e United e ndaj mund edhe të mos ia dalë të shprehet më së miri në fushë. Një bombë e vërtetë brenda dhomave të zhveshjes së Mancester United. Van Persie nuk është i pari nga "Djajtë e Kuq" që ka shprehur dyshime mbi trajnerin e ri. Zërat e merkatros që e donin Uejn Runejun larg “Old Traford”, demonstrojnë se morali brenda skuadrës dhe besimi ndaj Mojes është shumë i ulët.

Operacionet e shumta të merkatos të shkuara dëm, që nga Thiago Alkantara e deri te farsa sensacionale për Herreran, nuk mund të bënin tjetër vecse të shtonin të pakënaqurit. Në këtë pikë për Moyes hapet një fazë shumë delikate e menaxhimit të tij, kjo pasi i duhet të menaxhojë më së miri yjet e skuadrës së tij dhe duke menduar që tani për merkaton e Janarit, i duhet të dalë të rrëmbejë një nga ata futbollistë që i shpëtuan gjatë verës, duke evituar eksodin e yjeve nga “Old traford”. Por më shpejt se sa lajmi për pëkanqësinë e Van Persit, xhiron e botës më stasrt nga ambienti I United e bëri një foto e Uej Runej që publikoi në Facebook foton e një të carë të mëadhe që kishte pësuar në stërvitje pas një përplasjeje me Fil Jones. Një foto me të vërtetë horror me dëmtimin që do ta mbajë Runej jashtë ndeshjeve të rradhës me kombëtaren kundër Moldavisë dhe Ukrainës.Supersport.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›