Neymar mirëpret PSG-në

Ylli i Santosit, Neymar ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e transferimit në Paris Saint-Germain.
20 vjeçari është një prej futbollistëve të ri më të kërkuar në botë dhe së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga Barcelona dhe Real Madridi. Por, ai është cituar duke thënë se janë “pesë klube” ku mund të vazhdojë karrierën. Në mesin e tyre edhe PSG. “Parisi është qytet i bukur”.
I pyetur nëse një ditë mund të transferohet në PSG, ai u përgjigj: “Ndoshta. Do të ishte nder i madh për mua. Por, tani për tani jam i lumtur në Santos”.