E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar, në Barcelonë në vitin 2014

Sulmuesi brazilian, Neymar do të shkojë në Barcelonë në qershor të vitit 2014. klubi katalunas i ka paguar tashmë 14,5 milionë euro për talentin brazilian. Për këtë siguron radio e njohur spanjolle Cadena Ser.

“Sipas zërave të sigurt, Barça e ka paguar tashmë çerekun e 58 milionë eurove, për t’i siguruar shërbimet e futbollistit”, shkruan kjo e përditshme, e cila shton se 20 vjeçari do të arrinte tek kampioni botëror, evropian dhe spanjoll, pas Botërorit 2014, i cili do të mbahet pikërisht në Brazil. Neymar sot është yll i futbollit brazilian dhe kërkohet nga shumë klube, ndër to edhe Real Madridi.

Përfaqësuesi brazilian ka kontratë me Santosin deri në vitin 2014 dhe planifikon ta respektojë atë, edhe pse është udhëzuar nga shumë njerëz që të zbarkojë në Evropë shumë më herët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›