Ligji përmes objektivit

“Misioni për sundimin e ligjit, EULEX, shpall konkursin e fotografisë për vitin 2012, me temën: ‘Ligji Përmes Objektivit – E drejta dhe e padrejta’. Konkurrentët duhet të dorëzojnë fotografi, të cilat paraqesin ndikimin dhe rëndësinë e sundimit të ligjit në Kosovë. Konkurrentët mund të dorëzojnë deri në tri fotografi”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, çmimi i parë është 1,000 euro dhe një udhëtim në Bruksel; çmimi i dytë 500 euro, ndërkaq i treti 250 euro. Njëlloj shpërblimi do ta ketë edhe për 30 fotografë të tjerë, ngase fotografitë e tyre do të ekspozohen në Prishtinë dhe në Bruksel.
“Afati për dorëzimin e punimeve është 8 prilli i këtij viti”, precizohet tutje në njoftimin e EULEX.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë konkurs duhet të konkurrojnë nërpërmes web-faqes së EULEX-it: www.eulex-kosovo.eu/photocontest, deri më 8 prill.