E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar nuk i bashkohet Barcelonës para 2014-ës

Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro ka përjashtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit Neymar te Barcelona pas Olimpiadës duke insistuar se ylli i skuadrës do të respektojë dy vitet e mbetura të kontratës së tij me klubin brazilian.

Gjiganti katalan ka pranuar se dëshiron të sjell Neymarin në Nou Camp por sipas Ribeiros kjo nuk do të ndodhë gjatë kësaj vere.

“Neymar është fenomen dhe jam i sigurt se pas paraqitjeve pozitive në Olimpiadë do të konsiderohet në mesin e tre futbollistëve më të mirë në botë. Ne nuk do ta shesim, largimi i tij para vitit 2014 është i pamundur”, deklaroi Ribeiro për Mundo Deportivo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›