E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar te Messi, dikush po e frikëson!!

Neymar edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin dhe dëshirën e tij për të qenë në të ardhmen pjesë e Barcelonës, në një skuadër me Lionel Messin.

Në një intervistë për një televizion brazilian, Neymar tha se do të dëshironte partneritetin me Messin pasi që është i sigurtë se do të përshtatej me të. Por dyshime në dëshirën e tij i kanë dhënë disa opinione në Brazil ku dyshojnë se Neymar mund të bëhet një nga më të mirët në botë në një skuadër me Messin.

Legjendari brazilian, Rivelinho ka porositur Neymarin se mund të humbë shkëlqimin në skuadër me Messin."Messi është Messi. Ai mund të luaj sido dhe kudo. Ai është lider i pakontestueshëm. Neymar duhet të jetë në një skuadër ku është vetë lider. Me Messin do të luante mirë, por nuk do të ishte më i miri" deklaroi Rivelinho.

Edhe Bebeto dyshon se Neymar do të ishte një superyll me Messin."Neymar luan si Messi. Ai vrapon, driblon, asiston e shënon. Mendoj se dy lojtarë me natyrë të njejtë nuk mund të përbëjnë një dyshe partneriteti" deklaroi Bebeto./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›