E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dekoron Ismail Kekën

U shpërblye nga vendlindja me Monedhën e Argjendtë për fitimin e medaljes së artë në Botë.

Por në meçin e radhës, Ismail Keka, mund të luftojë në Tiranë.

Shqiptari që mundi hungarezin Jozef Diklaund në tai dhe – kik boks, duke u bërë kampion botëror në botë, ka takuar në Shqipëri Kryeministrin Sali Berisha.

“Unë do të flas shqip. Pas pak ditësh vendi im feston 100 vjetorin e pavarësisë dhe këtë titull dua t’ia dedikoj Shqipërisë”, kishte deklaruar Keka, pak ditë para 28 nëntorit, kur fitoi medaljen e artë.

Berisha u shpreh i lumtur pas këtij takimi, siç tha ai, pasi kampioni e bënë krenar Shqipërinë në 100 vjetorin e shtetit.

“Ai sigurisht meritonte monedhën e artë, por unë zgjodha monedhën e argjendtë pasi atje është e stampuar ne njërën anë shqiponja e në anën tjetër deklarata e pavarësisë dhe firmtarët e saj”, është shprehur Berisha në rrjetin social Facebook./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›