E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga 1 gushti nis mbledhja e pikëve për maturantët

Sipas përcaktimeve të Ministrisë së Arsimit, sot është dita e fundit që maturantët kanë në dispozicion për të plotësuar formularin A-2. Kandidatët që nuk dorëzojnë të plotësuar këtë formular brenda afatit të caktuar, humbasin të drejtën për të ndjekur shkollën e lartë gjatë këtij vitit. Raundi i parë i shpalljes së fituesve do të bëhet në nisje të muajit shtator, përkatësisht më datën 11.

Në këtë fazë do të fitojnë një të drejtë studimore të gjithë ata maturantë që gjatë plotësimit të A-2, kanë përzgjedhur si preferenca degët që kanë pikët më të larta për t’u shpallur fitues. 

Në rast se edhe pas mbylljes së regjistrimeve përfundimtare do të ketë sërish vende të tjera që do të mbeten të paplotësuara, atëherë do të çelet edhe plotësimi i formularit A-3.

Këtë vit krahas maturantëve që vijnë nga jashtë apo atyre që nuk morën një të drejtë studimi në fazat e mëparshme, plotësimin e formularit A-3 do të mund të bëjnë edhe mbetësit në provimet e maturës. Ata do të shlyejnë të gjitha detyrimet gjatë sezonit të vjeshtës dhe më pas do të plotësojnë këtë formular. /Start/

                                                                                             2011-07-29 16:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›