Fier, dy të pickuar nga merimanga e zezë

Gjatë 24 orëve të fundit, dy persona u shtruan në spitalin e Fierit. Gjendja e dy pacientëve është jashtë rreziku për jetën pas kurimit intensiv të mjekëve.
Mjeku specialist Kilo Stoja, sqaron se për rastet e helmimeve të rënda nuk mund të jepet një prognozë absolute pa kaluar 72-orë, pasi efektet terapeutike në rastet e helmimit nga merimanga varen nga kohëzgjatja e prurjes së pacientit në qendrën shëndetësore dhe nga shpejtësia e marrjes së mjekimit intensiv."Sjellja urgjentisht e pacientit në spital jep rezultate pozitive në trajtimin e të sëmurit", thekson Stoja.
Ai u ka bërë thirrje fermerëve që të mbrohen nga helmi i këtij insekti vdekjeprurës, duke marrë masa mbrojtëse si; veshja e çizmeve, përdorimi i çorapeve, dorezave dhe i këmishave të mbyllura, si dhe të evitojnë ngjyrën e kuqe dhe të zezë, e cila tërheq më shumë merimangën. /Start/
2011-07-29 16:24