Vrasja e 22-vjecarit, thika në zemër për një lojë futbolli
TIRANE- "O bir, pse më le... Ku e Lë nënën...” Këto ishin thirrjet e zemrës së nënës, e cila mesditën e djeshme duhej të ndahej përjetë nga djali i saj. Poshtë banesës së 22-vjeçarit Arbër Mitro, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, ishin mbledhur njerëz të shumtë, mes të cilëve të afërm, miq, qytetarë, në sytë e të cilëve nuk u thanë lotët për asnjë çast. Askush nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, por dinin vetëm se Arbri nuk jetonte më. Këtë fakt më keq nga të gjithë e përjetonte vajza me të cilën 22-vjeçari ishte duke përjetuar një lidhje dashurie, e cila thërriste vazhdimisht emrin e tij. I riu u përcoll për në banesën e fundit rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, mes muzikës funebër dhe kujës së nënës dhe motrës së tij, e cila kishte prerë ditën e dasmës në muajin shtator. “Ku e le motrën... me kë do flas unë tani...?”, ishin fjalët e motrës së Arbër Mitros, i vrarë dy ditë më parë në kryeqytet.
Dëshmitë
Vetëm dy ditë më parë në afërsi të zonës së “Don Boskos” në kryeqytet u godit me thikë 22-vjeçari Arbër Mitro. Vetëm pak orë më vonë pas vdekjes së të riut, u vetëdorëzua në polici autori i ngjarjes, 27-vjeçari Elton Bajraktari. Dëshmitarët e shumtë në vendin e ngjarjes kanë bërë me dije se e gjithë skena e konfliktit ka lindur për shkak të një loje futbolli, që fëmijët e lagjes ishin duke luajtur poshtë shtëpisë së Bajraktarit. Sipas dëshmitarëve okularë, 27-vjeçari disa herë u kishte thënë fëmijëve që të mos bënin zhurmë, duke i kërcënuar madje se do ua çante topin me thikë. Por ditën e diel në lojën e futbollit të fëmijëve që zhvillohej poshtë banesës së Bajraktarit dhe qendrës së internetit ku punonte viktima Arbër Mitro, ishte përfshirë edhe nipi i këtij të fundit. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, sapo fëmijët kanë nisur lojën, Elton Bajraktari ka zbritur poshtë dhe u ka bërtitur fëmijëve dhe më pas ka thirrur 22-vjeçarin, duke i kërkuar llogari se përse kushëriri i tij luante poshtë banesës së tij dhe i shkaktonte zhurmë. Kaq është dashur që konflikti të degjeneronte deri në përdorimin e thikës nga ana e 27-vjeçarit, i cili fillimisht e ka goditur vetëm një herë në bark Mitron. Ky i fundit ka arritur të largohet nga vendi me vrap, por 27-vjeçari e ka ndjekur nga pas deri në momentin që 22-vjeçari është rrëzuar dhe Bajraktari e ka qëlluar edhe tri herë të tjera me thikë në zemër, duke i shkaktuar vdekjen. Menjëherë, i riu u nis për në spital, por ai nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra në trup. Disa orë pas ngjarjes, mësohet se autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici, me ndërhyrjen e vëllait të tij, ndërkohë që familja e tij është larguar nga banesa. Sipas policisë, Bajraktari e ka pranuar autorësinë e krimit. “E qëllova, sepse ai më shau i pari”, mësohet se ka thënë në polici autori i ngjarjes. Ndërkohë, ende vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes nga ana e strukturave të policisë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)