E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi PD ka nevoje per gare te forte reale e loje te ndershme

Kandidatët ende nuk janë zyrtarë, por po u kërkohet të garojnë fort dhe ndershëm.
“Humbësi ti shtrijë dorën fitimtarit. E pazakontë që vëmendja e opinionit publik është tek PD dhe jo tek fituesit. Nuk do ta zhgënjejmë opinionin publik. Jam pjesë e përgjegjësisë më takon edhe mua të marr përgjegjësitë e humbjes”, vuri në dukje numri dy i PD.
Astrit Patozi nënkryetar i PD-së dhe kreu i grupit parlamentar nga 2007-a , nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e kësaj gare. Nuk e lejon përgjegjësia që thotë se ka për humbjen e zgjedhjeve si skalion i dytë drejtues pas Sali Berishës

Nuk preferon të flasë për dhe me emra, teksa vë theksin tek rëndësia e garës me njerëz me vlera 

Patozi u pyet nëse kur thotë sharlatan ka në mendje Aleksandër Biberajn, i ikur nga PD në FRD dhe pasi nuk përfitoi prej partisë së Topit kërkon t’i hyjë garës për kreun e partisë së parë.

Nënkryetari demokrat Patozi flet për një cikël të mbyllur me Sali Berishën, një cikël me bilanc suksesi në 13 vite qeverisje dhe 8 vjet opozitë, duke bërë që demokratët, siç thotë ai,  të mbajnë vulën e çdo arritje që ka shënuar vendi. Sukses sipas patozit është dhe ky i tanishmi kur vëmendja e opinionit publik nuk është tek fituesit, por tek gara për pasardhësin e Sali Berishës 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›