Nga 27-29 qershor, asnje provim ne UT
Nje vendim me i fundit i senatit te Universitetit te Tiranes, vendos se ne datat 27, 28 dhe 29 qershor, nuk do te zhvillohen provime, ne asnjerin prej fakulteteve te ketij universiteti. Ky vendim eshte marre si pasoje e zgjedhjeve qe do te zhvillohen me 28 qershor, ne mbare vendin. Nje vendim te tille, e konfirmon gjithashtu edhe dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, njekohesisht senator i Universitetit te Tiranes, Shezai Rrokaj. Sipas tij, te gjithe ata qe nuk kane pasaporta, mjafton te kene karta identik dhe gjithcka eshte ne rregull. Rrokaj deklaron se ne fakt nje gje e tille eshte realizuar. "Sa i perket votimit, mesa dime ky do te behet ne qendrat e banimit, aty ku figurojne te regjistruar te gjithe studentet, pra ne familjet e tyre dhe per pasoje ne i kemi marre masat qe gjate periudhes se provimeve ku perfshihet kjo date, nje apo dy dite para, apo pas kesaj date, te mos percaktojme data provimi", thote Shezai Rrokaj, dekan i fakultetit te Historise dhe Filologjise. Nderkohe, sipas burimeve zyrtare nga rektorati i Universitetit te Tiranes, ka perfunduar dhe pajisja e studenteve pa pasaporte, me leternjoftime elektronike. Po sipas ketyre burimeve, numri i studenteve, qe nuk kane pasur pasaporte, ka qene rreth 3.700. Nderkohe, edhe universitetet e tjera, pritet qe ne ditet ne vijim, te marrin vendime, per sa i perket datave te provimeve te sezonit, te cilat duhet te jene para ose pas zgjedhjeve.