E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Anglia: Siti kërkon Tieri Henrin

Mançester Siti dëshiron të tronditë edhe tregun e merkatos së futbollistëve në kontinentin e vjetër. Pronari super i pasur i skuadrës angleze nuk ka ndërmend t‘i kursejë paratë e tij në rastet kur bëhet fjalë për të afruar në skuadër lojtarë të mëdhenj. Sipas "News of the World", Mançester Siti po mendon të hidhet seriozisht në kërkim të Tieri Henrisë (32-vjeçarit francez) dhe mendon të takojë menaxherin e tij Pini Zahivi. Gjithashtu, Siti kërkon të marrë nga Barcelona edhe Jaja Ture (26) dhe Samuel Eto‘o (28).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›