E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat 9 vjecare 150 ore mesimi me pak se BE

/ /

Por pavaresisht kesaj programet mesimore i kane te superngarkuara. Kurrikulat e arsimit parauniversitar sidomos ne shkollat 9-vjecare jane te ndertuara ne menyre te tille qe jo vetem nuk jane terheqese per nxenesit por shpesh behen te lodhshme e jo te asimilueshme per ta. Ky nuk eshte vetem nje konstatim i tyre apo prinderve por edhe vete eksperteve te arsimit. Madje ne kete konkluzion kane arritur edhe partneret e huaj te cilet kane rekomanduar ndryshimin e kurrikulave sidomos ne arsimin baze. Aktualisht sipas te dhenave qe jepen ne dokumentin strategjik te arsimit parauniversitar rezulton se numri mesatar i oreve ne nje vit per nxenesit ne shkollat nentevjecare eshte 600 ndersa mesatarja e vendeve te BE-se per te njejtin nivel arsimor eshte 750 cka do te thote se nxenesit tane bejne 150 ore mesimi me pak se ata te vendeve te Bashkimit Europian. E perkthyer ne dite i takon 20 dite me pak shkolle cdo vit. Por perkunder kesaj numri i nxenesve ne klasa eshte teper i larte dhe lendet nuk jane fort interaktive. Ministria e Arsimit ben me dije se eshte ngritur nje grup pune qe po ben te gjithe rishikimin e kurrikulave. Ne sistemin e klases 1-9 mendohet te behet nje rishikim i te gjithe kurrikules. Kurrikula e arsimit baze ka nevoje per rishikime per integrim nderlendor dhe ndryshime qofte ne planin mesimor qofte ne standarde shprehen specialistet e MASH-it. Sipas tyre ndryshimi i programeve mesimore pritet te jete gati vitin e ardhshem shkollor nderkohe  qe me kurrikulat e reja do te kete edhe nje ndryshim ne shperndarjen e oreve mesimore si dhe me shume kritere ne kualifikimin e arsimtareve. Procesi nis me rishikimin e programeve dhe rihartimin e programeve te reja vazhdon me pas me hartimin e teksteve perkatese dhe per here cikli i plote i zbatimit te nje kurrikule te re do nje periudhe kohe thone specialistet e MASH-it. Aktualisht eshte drejt miratimit projektligji per arsimin parauniversitar. Me ane te tij vendosen nje sere standardesh qe pritet te rrisin cilesine ne kete sistem arsimor. Projektligji i ri i jep vemendje edhe arsimit privat dhe pritet te sjelle nje skeme te re financimi. Ai parashikon nje nen te vecante per mbeshtetjen qe do tu jepet institucioneve private arsimore. Ministria mbeshtet financiarisht shkollat private vendase te cilat jane institucione jofitimprurese kane te pakten pese vjet qe funksionojne si institucione arsimore private dhe kane rezultate te larta ne vleresime kombetare ose nderkombetare. Sipas kritereve te percaktuara nga Keshilli i Ministrave mbeshtetja financiare diferencohet sipas renditjes se shkolles per arritjet e nxenesve ne provimet e arsimit baze ose te matures shteterore thuhet ne projektligj.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›