E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes banoret sdenoncojne ne polici

/ /

Ky ishte konkluzioni i perbashket i nje takimi qe u mbajt dje mes anetareve te shoqates Rinia ne Sipermarrjen e Lire drejtuesve te policise dhe te Bashkise se qytetit te Kukesit. Rifat Demalia drejtues i shoqates tha se situata e rendit eshte e perkeqesuar nga vrasjet e koheve te fundit ka rritje te krimit dhe te aksidenteve nga kaosi ne trafik si dhe eshte demtuar ne shume raste pasuria e qytetareve. Demalia ne emer te te rinjve ka kerkuar me shume pune nga policia dhe organet vendore si dhe eshte treguar i gatshem per te shtrire linjat e bashkepunimit qe deri tani ka munguar. Rrembimi i Bleona Mates vrasja e nje gjimnazisti me thika vrasja e kryekomunarit Remzi Veseli si dhe me e fundit ekzekutimi i nje pronari brenda lokalit te tij cilesohen si ngjarje teper te renda qe nuk kane ndodhur as ne vitin 1997. Duke u ndalur tek keto ngjarje drejtori i policise se Kukesit Sadri Ramcaj tha se per zbardhjen e ketyre ngjarjeve po punohet intensivisht nga nje grup pune ne Prokurorine e Pergjithshme si dhe nga grupe te krimeve te renda ne Policine e Shtetit dhe ate te Kukesit. Ramcaj me tej vecon me nje fakt trondites Banoret ne asnje rast nuk denoncojne ne polici. Policia eshte krejt e pakenaqur me bashkepunimin me komunitetin u shpreh kryepolici. Ai solli si ilustrim vrasjen e fundit me 3 janar kur ne mes te dites u vra nje pronar ne lokalin e tij. Qindra qytetare u mblodhen rreth vendit te ngjarjes te gjithe e pane vrasesin dhe askush nuk e ndihmon policine per identifikimin e tij. Nga reagimet e te rinjve ky fakt u argumentua se banoret kane humbur besimin tek policia dhe se nuk ndihen te sigurt nese do tu ruhet anonimati. Ne fakt denoncimi me i fundit per nje vrasje rezultoi i rreme dhe rraskapites per policine pasi nje femije kishte inskenuar vrasjen e vetes.

Kryebashkiaku

Sipas kreut te bashkise Hasan Halili ne asnje rast qytetaret nuk kane denoncuar nje rast demtimi te pusetave kabllove trotuareve apo prerjes se pemeve edhe kur ndodhin ne mes te dites. Shume probleme do te zgjidheshin nese do te kishte bashkepunim me komunitetin. Indiferentizmi eshte vrasja me e madhe pohoi Halili gjate takimit te djeshem.

21 mars 2010

Nje gjimnazist nga qyteti i Kukesit u qellua per vdekje me thike pas nje sherri mes tij dhe autorit ne nje loje minikalceto. E.Haxhiu humbi jeten nga goditjet

22 maj 2010

Bleona Mata sot 7 vjece u rrembye nga Bjeshket e fshatit Zapod ne Kukes ne rrethana qe ende nuk dihen. Mister ka mbetur fati i vajzes se vogel dhe askush nuk eshte ndaluar per te

26 tetor 2010

Ekzekutohet ne deren e shtepise se tij ne Kukes kryekomunari i Terthores Remzi Veseli. Deri tani nuk ka asnje autor apo piste per krimin ndaj 40-vjecarit

3 janar 2011

Selman Matmuja 45 vjec u qellua per vdekje ne mes te lokalit te tij ne Kukes nga Kanan Veseli 24 vjec. Ndonese ky i fundit u arrestua ne kohe nuk ka dhene ende nje motiv per krimin

KUKES/ JONUZ HALLAI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›