Nga Calciopoli ne politike

Luçiano Moxhi, i akuzuari kryesor në skandalin “kalçopoli” në vitin 2006 në Itali dhe i përjashtuar përjetë nga futbolli është në garë për deputet në zgjedhjet e muajit shkurt
Ndonjëherë kthehen. Mbi të gjitha kur nuk janë larguar kurrë.
I damkosur si e keqja e futbollit italian për vite me radhë. I përjashtuar përjetë në Itali. I dyshuari kryesor në skandalin “Calciopoli” në vitin 2006.
Pavarësisht të gjithave, Luciano Moggi vazhdonte të kishte shumë peshë në futbollin përtej Adriatikut. Por, akrobacia e tij e fundit i ka lënë të gjithë pa mënt.
“Big Luciano” i ka hyrë politikës. Madje, ai do të jetë kandidat për deputet. Konfirmimi ka ardhur nga Stefania Craxi, ish-zv.sekretare e shtetit për marrëdhëniet me jashtë.
Moggi do të konkurrojë për forcën “Reformistët Italianë” dhe është cilësar si “një flamur kundër rrethit gjyqësor hipokrit, që shkatërron njerëzit dhe që bën koka turku”.
Moggi është në krye të listës në krahinën e Piemontes.
Fakti më interesant është se lëvizja politike ku ai përfaqësohet pritet të paraqitet në zgjedhje në koalicion me partinë PDL të Silvio Berlusconit dhe Lega Nord.