Pato prezantohet te Corinthians
Kampionët e botës prezantuan përpara mediave yllin më të ri të skuadrës. Alexandre Pato u transferua nga Milani te Corinthiansi për 15 milionë euro, si një dhuratë e klubit për tifozët.
Pritshmëritë për 23-vjeçarin janë të mëdha, ndërsa me sulmuesin dhe afrimin e mesfushorit Renato Augusto nga Bayern Leverkusen, skuadra braziliane synon të mbrojë titujt në Kupën Libertadores dhe në Botërorin për Klube.
“Jam shumë i lumtur. Dëshiroj të falënderoj Milanin për pesë vitet e kaluar atje. Kjo është një aventurë e re, me një skuadër e cila është kampione e botës”
Nga një yll që ecte drejt legjendës, karriera e Patos u karakterizua nga dëmtimet kronike.
“Jam në gjendje të shkëlqyer. Ju i patë testet mjekësore dhe gjithçka është në rregull. Tani dua vetëm të luaj dhe të tregoj aftësitë e mia për Corinthiansin”.
Për t’u transferuar te klubi brazilian, sulmuesi pranoi të mos ketë shpërblime në kontratë, por do të përfitojë 40 për qind të shifrës nëse shitet në vitet në vazhdim.