E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rally i Dakar tjeter tragjedi

Vetëm 24 orë pas aksidentit ku dy persona humbën jetën dhe në rally-n e Dakar u regjistruar tragjedia e radhës.

Motorçiklisti francez, Thomas Bourgin humbi jetën pasi u përplas me një automjet të policisë në veri të Kilit, ndërsa po garonte drejt finishit të etapës speciale.

Në një deklaratë për shtyp në faqen zyrtare, organizatorët bën të ditur se piloti 25-vjeçar u përplas me një makinë të policisë kiliane, e cila po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Guvernatori Pablo Toloza bëri të ditur se autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen.

“Do të japim të gjithë ndihmën e duhur që hetimet të përshpejtohen me mbështetjen ligjore dhe mjekësore”.

Rally i Dakarit vazhdon të regjistrojë bilance lufte. Gara që fillimisht niste nga Parisi, kalonte në shkretëtirën e Saharasë dhe më pas mbyllej në kryeqytetin e Senegalit, po zhvillohet për të pestin vit radhazi në Amerikën Jugore.

Rally nisi në Lima më 5 janar dhe do të përfundojë më në datën 20 të këtij muaji në Santiago.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›