E Martë, 3 Nëntor 2026

Nga Kosova në Shkodër për pikturën- Shkamb Jaka prezantoi punimet e tij artistike në Shkodër

“Ekrani i Artit” ka disa ditë që ka mbyllur edicionin e shtatë por në Art House ka vijuar shfaqja e punëve artistike. I ftuar për një bashkëbisedim me të pranishmit dhe për të përcjellë mesazhet e tij ishte piktori nga Kosova, Shkamb Jaka.

Interesat kryesore të artistit nisin që nga vëzhgimi i sjelljes njerëzore dhe përvojat personale e deri tek teoritë dhe eksperimentet e ndryshme shkencore. Pandemia Covid-19 u bë shkaku që ai të eksploronte më tepër në fushën e artit digjital.

Shkamb Jaka, i lindur në Gjakovë dhe i diplomuar në Prishtinë ka prezantuar punimet e tij artistike deri tani në disa ekspozita kolektive por edhe në ato individuale.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›