E Martë, 3 Nëntor 2026

“Dhuro gjak, shpëto jetë”, efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë i përgjigjen nismës humanitare

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë, dhurojnë gjak. Efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq, për të dhuruar gjak. 

Kjo nismë humane synon të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për gjak në spitalet e zonës, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.  Policia e Shtetit është gjithmonë në shërbim të njerëzve, jo vetëm për garantimin e sigurisë, por edhe në anën humane.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›