Nga Rama në Tiranë zbulohet Ruçi i Brukselit dhe Bukureshtit

Takimet e dërgatës së Ruçit me të dërguar të Brukselit në Bukuresht, janë përqendruar te bërthama e parlamentarëve filosllavë si rumuni Boshtinaru, por ato s’kanë bindur për lobingun pro-shqiptar të sekretarit të PS-së. Fjalimet e tyre antistatus janë zbardhur nga editoriali i Edi Ramës në Tiranë, i cili ka shkruar prerë, se s’ka për të miratuar kurrfarë reforme zgjedhore, për asnjë lloj kompromisi. Në mendjen e Ruçit në Bruksel e Bukuresht dhe Ramës në Tiranë mbetet vetëm një filozofi; ajo e bllokimit të integrimit të vendit në BE
Në funksion të realizimit të qëllimit të tij, bllokimit të statusit kandidat të Shqipërisë për në BE, Edi Rama është gati të shkelë edhe mbi veten, e thënë ndryshe, “të ulë stekën” e kërcënimit për peng-marrjen e këtij statusi..., deri në nivelin e plehrave...
Këtë bëri dje me dije Edi Rama me editorialin e radhës, ndërsa Gramoz Ruçin me përkthyesin e tij Taulant Ballën e kishte degdisur në mbledhjen e Grupit S&D të zhvilluar në Bukuresht, për të sajuar alibinë për “angazhimin e plotë dhe të gjithanshëm të Partisë Socialiste në funksion të përmbushjes së kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat”.
Ndërsa takimet e dërgatës së Gramoz Ruçit dhe përkthyesit të tij Taulant Balla janë përqendruar te bërthama e parlamentarëve filosllavë si rumuni Viktor Boshtinaru, gjithsesi ato nuk kanë bindur për lobingun pro-shqiptar të sekretarit të PS-së.
Në qoftë se do të duam të besojmë të kundërtën, këtë mundësi nuk na e jep Edi Rama, kryetari i PS-së, i cili me editorialin e tij të radhës dje, në mënyrë ultimative deklaronte se, “opozita nuk mund të votojë një Reformë Zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në dhe nuk garanton transparencën e zgjedhjeve”, duke ia pjerdhur jo vetëm përkthimin Taulant Ballës por edhe “angazhimin” e Gramoz Ruçit përballë “grupit socialist dhe demokrat”.
Fjalimi i Gramoz Ruçit i përkthyer nga Taulant Balla në Bukuresht, mbushur me dozat antistatus i zbardhur nga editoriali i Edi Ramës në Tiranë, i cili ka shkruar prerë, se s’ka për të miratuar kurrfarë reforme zgjedhore, për asnjë lloj kompromisi, konfirmojnë njëherazi “uljen e stekës” së argumenteve “bllokuese të statutit” (deri në nivelin e plehrave) nga ana e kryesocialistit.
Jo më larg se deri para 11 qershorit 2012, Edi Rama e vërtiste “zgjedhjen e presidentit”, si “kriterin e 13” të BE-së, që sipas kryesocialistit, Shqipëria duhet të përmbushte për të përfituar statusin e vendit kandidat. Rreth tri javë pas zhvlerësimit të këtij “kriteri virtual” të Edi Ramës, për më tepër dhe zhvlerësimit të argumentit peng-mbajtës të statutit kandidat, Edi Rama pordhoi (jo prodhoi) dje një tjetër argument, që mund ti vëmë emrin “plehra”, por për lehtësi edhe etiketën “kriteri 14”.
Prodhimin (jo prodhimin) e këtij “kriteri 14”, Edi Rama e kishte bërë në mënyrën më banale, duke e lidhur fatin e plehrave me fatin e KQZ-së, ose më saktë me merakun e tij më të madhe, me “legjitimitetin e saj (KQZ-së) qysh pas majit famëkeq të Tiranës”.
Pak më shumë se një vit pas 8 majit të vitit 2011, datë që korrespondon me shkurorëzimin e kryesocialistit si kryebashkiak i Tiranës, atij ende i “dhemb shpirti”. Kjo “dhimbje” është “legjitime”...
Pa hyrë në “legjitimitetin” e kësaj “dhimbje”, nuk mund të rrimë pa përmendur se Edi Rama, ndërsa i shton 12 kritereve të BE-së, kritere të “13” apo “14”, si atij ia do qejfi, nuk sjell asnjë argument që të mund të na bindi, pse “zgjedhja e presidentit” (si kriteri i 13 i tij virtual), është “kusht” për marrjen e statusit të vendit kandidat, apo edhe pse riformatimi i KQZ” (si kriteri i 14 i tij virtual), po ashtu është një tjetër “kusht” për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Historia është në kundër-sens me pretendimet e Edi Ramës.
Ai (Edi Rama), ndoshta ka në mendjen e tij Plehrë-Komisionin Qendror të Dushk-Zgjedhjeve të Ilirjan Celibashit, si “model KQZ-je”, i cili jo se u mbars e polli në vitin 2001, ndoca 12, 13, a 15 kopil-deputetë në Dushk, por polli edhe si KUSHT, në kuptimin e vërtetë të fjalës, Presidentin Alfred Moisiu. Për deri sa para dhe pas 11 qershorit të vitit 2012, nuk kemi një “model KQZ-je”, që të KUSHT-ëzojë një tjetër president të tipit Alfred Moisiu, atëherë, ngelet të evidentojmë se në mendjen e Gramoz Ruçit, përkthyesit të tij Taulant Balla në Bukuresht dhe Edi Ramës në Tiranë mbetet vetëm një filozofi; ajo e bllokimit të integrimit të vendit në BE..., këtë radhë me pretekstin e plehrave...