E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria, aleati ynë kyç në rajonin e Ballkanit”

01-07-2012 / Gazeta 55

Marrëdhëniet me SHBA, flet Jan Brzezinski, ish-ndihmës Sekretar për Mbrojtjen i SHBA-së

Shqipëria është një aleat i rëndësishëm strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ky partneritet mund të luajë një rol kyç në paqen rajonale, por edhe në forcimin e marrëdhënieve ndër-atlantike. Jan Brzezinski, ish-ndihmës Sekretar për Mbrojtjen i SHBA-së dhe ekspert i njohur në Këshillin Atlantik thotë se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, në një kohë që rajoni shfaq shqetësime dhe ndërlikime të mprehta, mund të shndërrohen në një shtyllë bazë nga ku mund të marrë jetë një paqe e qëndrueshme dhe prosperitet afatgjatë.
Në një artikull të këshillit atlantik, Brzezinski paraqet disa propozime se si marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA mund të marrin një përmasë tjetër. “Një hap pa shpenzime, për të thelluar më tutje marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes, do të ishte ngulitja e një planifikuesi ushtarak amerikan në Shtabin e Përgjithshëm të Shqipërisë. Një ngulitje ushtarake nuk duhet të shihet thjesht si një mjet drejt reformës së mëtejshme. Kjo nënkupton gjithashtu mbajtjen e vazhdueshme të lidhjeve të ngushta ndërmjet dy shtabeve për të garantuar koordinim të lehtë në kohë krizash”, thotë ai.
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA mund të ndihmojë gjithashtu edhe në themelimin e Task- Forcës Adriatike e cila do të ishte gjenerator i bashkëpunimit rajonal dhe i luftës ndaj krimit të organizuar. “Do ishte e dobishme të integroheshin më tutje ato që në thelb janë përpjekje kombëtare në një rrjet vërtet rajonal. Në drejtim të këtij qëllimi, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara duhet të nxisin zhvillimin e një qendre të bashkuar të shërbimeve inteligjente rajonale, të ngjashme me Task-Forcën e Përbashkët Ndërmjet Agjencive? Qendra mbledh informacione sekrete nëpërmjet një larmie sensorësh dhe shpërndan informacione sekrete për të pikasur, monitoruar dhe interceptuar operacionet e trafiqeve të paligjshme”, thekson ai.
Ish-zyrtari i lartë amerikan bën thirrje dhe për fuqizim të marrëdhënieve të Shqipërisë me Turqinë, një vend që siç thotë ai, ka ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor për arsye historike, kulturore dhe ekonomike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›