E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Roma, Duo Arcadia

Artistët Laura Bianco (violinë) dhe Francesco Vignanelli (violonçel) që prezantohen si Duo Arcadia, janë sot në sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve, ora 19.00. Kanë në program vepra nga J. S. Bach, I. Pleyel, E. Villa Lobos, Ë. Aeschbacher dhe F. Bonetti Amendola.


Binaco është lindur dhe ka marrë formim muzikor në Romë, në Konservatorin "Santa Cecilia". Në vazhdim ka marrë përvojë nga prof.


Philippe Hirschhorn në Gjermani dhe Nina Beilina në Nju Jork. Zhvillon aktivitetin e saj artistik si soliste dhe pjesë e formacioneve të muzikës së dhomës në Itali, Francë, Gjermani, Kore, Indi, Kili, Peru etj, ka regjistruar disa CD. Aktualisht është anëtare e Duo Arcadia di Roma dhe e Trio
Arcadia di Roma, me të cilët ka interpretuar sidomos vepra të F. Bonetti Amendola dhe A.Nuñez Allauca.


Edhe Francesco Vignanelli është lindur dhe shkolluar në Romë fillimisht për piano me pas për violonçel në Konservatorin "Santa Cecilia". Njëlloj si kolegia e tij Laura, ka studiuar ca kohë në Gjermani, ka vijuar koncertet recitale apo në formacione e ansamble të ndryshme nëpër botë, dhe sot është instrumentist i Duo Arcadia
di Roma dhe Trio Arcadia di Roma, të cilët i ka themeluar së bashku me Laura Biancon.



Koncerti i sotëm vjen në kuadrin e edicionit të dhjetë të Sezonit Koncertor Ndërkombëtar "Klasik Albania". Nesër, ora 18.00, dyshja jep koncert në Konservatorin e Vlorës.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›