Nga SHBA drejt Brazilit në këmbë për Botërorin, e shtyp makina
SHBA - Ndodh edhe kështu. Jo vetëm një ëndërr e parealizuar, por një tragjedi që asnjë s’do ta kishte menduar, kur vështirësitë e misionit ishin të tjera. Amerikani Richard Swanson e shiti shtëpinë me qëllimin që në këmbë të shkojë në botërorin e futbollit, Brazili 2014, por atë e përplasi për vdekje një makinë.
42-vjeçari e kishte humbur punën, por nuk ishte dekurajuar. Ai kishte kërkuar një aventurë të veçantë dhe kishte vendosur që nga qyteti i SHBA-ve, Seattle të udhëtonte në këmbë për në Sao Paulo, njërin ndër qytetet organizatore të Kupës së botës, Brazili 2014.
Pas vetëm dy javësh, udhëtimi i tij përfundoi tragjikisht. Atë e kishte qëlluar një makinë në Oregon të SHBA dhe e kishte lënë të vdekur. Afër trupit të tij të pajetë gjetën edhe një top futbolli.
Ky adhurues i madh i futbollit kishte ëndërruar udhëtimin për në Brazil. Para aventurës së tij, kishte humbur punën e dizenjatorit grafik, kishte shitur shtëpinë për të nisur misionin e tij, që i përfundoi tragjikisht.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)