Nikolic thirrje Turqisë: Mos loboni për Kosovën
BEOGRAD - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic, u ka bërë thirrje autoriteteve turke që të mos lobojnë për njohje të pavarësisë së Kosovës, dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
“Nga Turqia presim që çështja e Kosovës të mos jetë temë e bisedave të saj me partnerë të tjerë… Të mos përpiqet për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe të mos lobojë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare", - deklaroi Nikolic në Ankara, në samitin trepalësh Turqi-Serbi-Bosnjë.
Sipas mediave serbe, Nikolic ka falënderuar Bosnjën që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
(er.nu/rel/BalkanWeb)