E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga SHBA ne pranga i denuari

TIRANË - Ishte arratisur ne Amerike qe ti shmangej burgut, por dhe atje policia e ka gjetur. Eduart Alo, 36 vjec, eshte sjelle me pranga ne duar mengjesin e djeshme nga SHBA-ja, ku eshte vene ne pranga pasi eshte shpallur ne kerkim dy vjet me pare, pas vendimit te formes se prere te dhene nga Gjykata e Kolonjes, qe e ka denuar me 10 vite burg per vrasje. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thane gjate dites se djeshme se, si rezultat i bashkepunimit shume te mire mes ICE (Immigration and Customs Enforcement), Zyres Rajonale te Sigurimit te Ambasades se SHBA-se ne Tirane dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise, eshte bere i mundur nje fluturim charter, qe solli ne Shqiperi disa shqiptare te deportuar. Por mes tyre ka qene dhe i denuara nga Kolonja, 36-vjecari Alo, i kerkuar nga drejtesia shqiptare per vepren penale te "vrasjes me dashje".

Ngjarja

Eduart Alo, nente vjet me pare, ka vrare Festim Saliun. Ngjarja sic behet e ditur nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit, me 26 maj te vitit 1999 ne lokalin e te denuarit, ne fshatin Qafezez, ne Kolonje. Policia tha se, Eduart Aloka qene pronar i lokalit ne fshatin e tij. I denuarit Alo, ka pasur nje grindje ne lokalin e tij me nje prej klienteve, Festim Saliu, qe eshte dhe bashkefshatar i tij. Grindja e nisur ne fillim me fjale mes dy personave, ka perfunduar me goditje me grushte dhe duke thyer disa gota, te lokalit. Por gjate zenkes, kane nderhyre persona te tjere, duke i ndare dy te perfshiret ne zenke. Por pas sherrit, Festim Saliu donte te paguante demin e shkaktuar, por Eduart Alo, nuk e ka lejuar ate, por e ka nxjerre nga lokali. I revoltuar nga ky veprim, Saliu sapo ka dale nga lokali, ka filluar te godase me gure nje automjet qe ndodhej jashte, por dhe ne drejtim te lokalit. Ne keto momente 36-vjecari i denuar, ka dale menjehere nga lokali dhe me mjete te nje dru e ka goditur ne koke ate, duke i shkaktuar vdekjen.

Denimi

Pas ngjarjes Alo eshte larguar fillimisht ne Greqi dhe me pas ne SHBA, ku ka qendruar plot tete vjet. Nderkohe ne gjykate zhvillohej hetimi gjyqesor i ngjarjes. Ka qene fillimisht Gjykata e shkalles se pare ne Kolonje qe per Alon ka dhene denimin prej 10 vjet burg. prokuroria ka kerkuar apelimin e vendimit dhe Gjykata e Apelit ne Korce i ka shtuar Alos dhe pese vjet burg. Po kete vendim e ka lene ne fuqi edhe Gjykata e Larte

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›