Dyqanet, abuzim me cmimet e rrobave dhe me "okazionet" e festave
Nderkohe qe nuk e kane lene rastin t'u shpetoje nga dora as tregtaret e rrobave. Megjithese ne te gjitha dyqanet jane afishuar me shkronja te medha ofertat speciale, te cilat i ftojne klientet per te blere sa me shume dhurata, rezulton se kjo eshte vetem nje joshje false, sa per t'i futur klientet brenda. Asgje nga ato "Ulje drastike", apo "blini lire se mallit likuidohet" nuk eshte e vertete. Madje jo vetem qe nuk ka ulje, por cmimet jane edhe shume here me te larta ne kete prag Viti te Ri. Keshtu ne butiqet e rruges "Myslim Shyri", nje bluze mund ta gjesh me 110 euro, nje pallto mund ta gjesh deri ne 280 euro, nje pale kepuce deri 120 euro dhe nje cante deri ne 200 euro dhe keto jane cmimet normale. Duket qarte se ketu jo vetem qe nuk mund te behet fjale per ulje cmimesh, por cmime te tilla sigurisht mund t'i gjesh vetem neper rruget e Milanos apo ato te Beverli Hills. Sigurisht qe ato edhe mund t'ia lejojne vetes nje luks te tille, por per banoret e metropolit shqiptar ku rroga mesatare eshte 20 mije leke te reja duket paradoks. Dhe nese shifres se kripur te cmimit i shtojme edhe seriozitetin e markes se prodhimit prape le shume per te deshiruar. Per t'u rikthyer edhe nje here tek ofertat "fantastike" per ulje cmimesh, ata qe jane te apasionuar pas shopingut nuk e kane te veshtire te vene re se ne fakt me ulje cmimesh jane vetem disa veshje vere, qe mund te kene nja dy-tri vjet qe qendrojne neper magazinat e dyqaneve, dhe jo ato qe kane hyre gjate kesaj vere. Keshtu, eshte me mire te mendosh qe tani per garderoben e veres, sigurisht duke marre ne konsiderate edhe riskun qe gjate sezonit ajo do te jete komplet jashte mode.