E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 1,5 kg kokaine, 3 ne pranga

Peskara - Me shume se 1.5 kilogram jane sekuestruar gjate dites se djeshme ne Peskara. Policia italiane tha gjate dites se djeshme se, gjate operacioneve jane vene ne pranga dhe dy shqiptare dhe nje i koshuar italian. Gjate aksionit te pare, policia ka vene ne pranga Rudi Qosjen, 27 vjec, i denuar me pare, rezident ne provincen e Trevisos. Sipas te dhenave, 27-vjecari eshte ndaluar ne autostraden A24, ne lagjen Citta' Sant'Angelo, ne Peskara. Ai ishte duke udhetuar me nje makine, Alfa 156, dhe policia ka gjetur 50 grame kokaine. Pak minuta me pas, policia italiane ka bere te ditur se, ka arrestuar nje tjetere shqiptar se bashku me nje italian. Gianfranco Di Fulvio, 62 vjec, nga Peskara dhe Fuat Mezini 23 vjec, shqiptar, rezident ne provincen e Aquila, jane arrestuar gjate dites se djeshme. Shqiptari eshte kapur ne flagrance me 500 grame kokaine. Pas arrestimit te 27-vjecarit, emigrant shqiptar, policia ka arrestuar dhe furnizuesin, italianin Di Fulvio, i cili eshte arrestuar ne shtepine e tij. Kokaina arrinte ne 360 mije euro.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›