E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juridiku pa mesim, nisin protestat

Studentet e Fakultetit te Drejtesise dhe Shkencave Sociale kerkojne te trajtohen me seriozitet dhe jo tallje

Studentet e Shkencave sociale dhe juridikut jane hedhur dje ne protesta para godines se Ministrise se Arsimit. Shkak eshte bere ndertesa e fakultetit te tyre, e cila rrezikon te shembet. Studentet kerkojne ambiente per zhvillimin normal te mesimit te tyre. Sipas studenteve ata nuk do te kthehen ne mesim te marten sepse nuk mund te bejne mesim ne ato ambiente. Fakultetet shtojne studentet nuk mund te bien ne nivelin e shkollave nente vjecare dhe Ministria e Arsimit po shkaterron universitetet.

Mjediset e reja

Per te perballuar emergjencen, Ministria e Arismit i ka ofruar Universitetit te Tiranes mundesine per te perzgjedhur ndermjet shkolles "Migjeni", ne qender te Tiranes. megjithese ajo godine eshte ende ne proces rikonstruksioni, MASH ka pretenduar se ajo "eshte godine e rinovuar, e perfunduar dhe e lyer posacerisht me kete rast, me madhesi klasash standarde per mesimdhenie". Nga ana tjeter ministria e Arsimit i ka propozuar Universitetit te Tiranes qe studentet e Juridikut dhe te Shkencave Sociale te zhvillojne mesim ne mjediset e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", fare afer me fakultetet e demtuara, i cili eshte vene ne dispozicion te fakulteteve ne oret e pasdites. "Edhe aty klasat jane standarde dhe te pershtatshme per mesimdhenie ne oret e pasdites. Dekani i Fakultetit te Drejtesise dhe drejtoresha e shkolles po e shqyrtojne kete mundesi", sipas zedheneses se Ministrise se Arsimit. Nga ana tjeter, si zgjidhje eshte menduar edhe qe studentet e ketyure dy fakulteteve ta zhvillojne mesimin ne sallat e Universitetit te Kamzes, ne oret e pasdites, ne te gjitha kushtet e nevojshme per realizimin e mesimit. Se fundi, Ministria e Arismit ka deklaruar se po bashkepunon me Ministrine e Ekonomise per venien ne dispozicion te UT, te Kinoklubit Studenti, i cili ka salla te pershtatshme per mesimdhenie, sipas ketij dikasteri.

Reagimi

Ministria e Arsimit ka reaguar ndaj protestes se studenteve dhe ndaj "yllkave te kuqe te Mjaft-it" se po ben te pamunduren per zgjidhjen e problemit dhe se nuk po qendron indiferente. "Pertej angazhimit te UT, ne nje proces ligjor per nxjerrjen e pergjegjesive, MASH duke vleresuar me seriozitetin me te madh cdo grime rreziku per studentet dhe pedagoget, ka mbeshtetur nderprerjen e mesimit ne to dhe ka ofruar salla te tjera per kapercimin e momentit te emergjences dhe vleresimin profesional te gjendjes reale te ndertimit ne fakultetet e mesiperme", thuhet ne deklaraten e Ministrise se Arsimit. Sipas saj, MASH ka kerkuar nga Ministria e Puneve Publike te drejtoje nje ekip ekspertesh i cili ne baze te studimit te dokumentacionit te ndertimit dhe te vleresimit ne vend, te nxjerre nje raport ekspertize per te percaktuar veprimet e metejshme qe garantojne veprimtarine normale ne ato ambiente. "MASH ka besim dhe fton studentet qe te kene besim ne zgjedhjen nga UT, te variantit me te pershtatshem, ndermjet alternativave te mesiperme, ose te nje kombinimi te tyre, per te garantuar zhvillimin e mesimit per te gjithe, pedagoge e studente", thuhet ne deklarate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›