E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges, pranga shqiptaro-amerikaneve

Shkoder- Fshehja ne Shqiperi pasi ishin shpallur si te kerkuar nga policia e Nju Xhersit ne SHBA, per trafikun nderkombetar te droges, nuk i ka ndihmuar dy vellezer shkodrane, me shtetesi amerikane, per t'i shpetuar arrestimit. Pas nje leter-porosie te mberritur me poste nga zyrat e Byrose Federale te Investigimit, (FBI) Prokuroria e pergjithshme ia ka percjelle dokumentacionin policise se Shkodres. Kerkesa ka mberritur nje jave me pare, ndersa operacioni eshte zhvilluar mbremjen e djeshme. Te arrestuarit jane Fatbardh dhe Verjon Shtiza, 30 dhe 36-vjec. Burime zyrtare te policise vendore thane se ne SHBA jane ndaluar edhe dy persona te tjere po nga qyteti i Shkodres, qe kane qene te perfshire ne aktivitetin kriminal si nje grup i vetem. Por emrat e tyre nuk u bene te ditur per arsye hetimesh, ndersa mesohet se jane te njohur te dy vellezerve Shtiza. Agjentet arriten te zbulonin vendndodhjen e vellezerve, qe mesohet se ishin kthyer prej mese nje muaji nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku kishin emigruar vite me pare dhe kishin fituar nenshtetesine. "Po procedohet per ekstradimin e te ndaluarve drejt SHBA-ve", thane zyrtare te policise dje ne mbremje.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›