E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Spanja: Mourinjo do Felipe Melon

Nga Spanja së fundi vijnë zëra që aludojnë se Hoze Mourinjo e ka futur Melon në listën e dëshirave të merkatos së verës. Duke parë karakteristikat fizike dhe teknike të lojtarit, do të ishte njeriu i përsosur për mesfushën me dy futbollistë të tërhequr që aplikon Hoze Mourinjo.

Kështu, në një moment të vështirë (sezon i dështuar me Juventusin dhe botëror për t’u harruar me fanellën e Brazilit), Felipe Melo gjen dikë që e vlerëson. Pra, jo vetëm Kedira në listën e merkatos “galaktike”. Për t’u bërë vend afrimeve të reja, nga ekipi madrilen do të largohen Mahamadu dhe Lasana Diarra, si dhe Fernando Gago.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›