E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me minorenen, Riberi - Benzema në hetuesi

Riberi dhe Benzema akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare tre muaj më parë. Riberi e ka mohuar se ishte në dijeni të moshës së vajzës, por kjo e fundit ka deklaruar se i ka bërë të ditur atij moshën e vet. Kurse Benzema ka thënë se nuk ka qenë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja atë natë.

Procesi i hetimit u ndërpre për shkak të kampionatit botëror dhe sot ka filluar sërish. Në këtë çështje është përfshirë edhe sulmuesi tjetër i kombëtares trikolore, Sidni Govu. Sipas legjislacionit francez, nëse shpallen fajtorë, të akuzuarit rrezikojnë një dënim deri në tre vite burg dhe 45 mijë euro gjobë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›