Nga Ukraina vjen vajza e re 007
Ndryshe nga sa pritej, 22-vjecarja angleze Gemma Arterton nuk do te jete vajza e re Bond. Vendin e saj e ka zene seksbomba Olga Kurylenko nga Ukraina. Pas shume jave thashethemesh, lajmi eshte publikuar zyrtarisht ne Los Anxhelos nga "Columbia Pictures". 29 vjece, modele dhe aktore ne Ukraine, Kurylenko eshte perzgjedhur mes shume kandidatesh te tjera per te interpretuar rolin e bukuroshes qe perfundon ne krahet e agjentit 007, rol ky qe do te interpretohet serish nga Daniel Craig. Keshtu, pas nje pritjeje te gjate audicionesh te panumerta dhe kerkesave te shumta te fansave, vajza e re Bond ka nje fytyre, madje dhe shume te bukur duhet thene. E lindur ne vitin 1979 ne Ukrainen jugore, Kurylenko ka qene shpesh ne faqet e para te revistave te modes, fale fizikut te saj te mrekullueshem. E martuar me nje amerikan, ajo jeton ne kryeqytetin francez, Paris, dhe shume shpejt do te transferohet ne Nju Jork, nje qytet te cilin bukuroshja ukrainase ka pohuar se e adhuron. Eksperienca me e fundit kinematografike qe ajo ka pasur, eshte filmi "Hitman" - "Vrasesi", i cili doli ne kinemate amerikane nentorin e kaluar, ku Kurylenko luan perkrah Timothy Olyphant. Ajo do te jete protagoniste e filmit te 22-te te sages "Xhejms Bond", perkrah Daniel Craig, i cili debutoi ne "Casin