Hollbruk: Pavaresia ne shkurt
Kosova do te shpalle pavaresine ne muajin shkurt. Keshtu ka deklaruar ish-diplomati amerikan, Ricard Hollbruk. "Kosova qe ne muajin e ardhshem do te shpalle pavaresine dhe me e rendesishme eshte qe kjo te realizohet ne menyre paqesore", ka thene krijuesi i politikes amerikane ne Ballkan, ne nje emision te nje televizioni hungarez. Sipas mendimit te tij, eshte e sigurt qe Serbia dhe Rusia do te hedhin poshte shpalljen e pavaresise se Kosoves, por ate do ta njohin SHBA-te, Britania, Franca, Italia dhe shumica e vendeve te tjera te BE-se. "Edhe Hungaria publikisht ka paralajmeruar se deshiron te ece ne kete rruge, domethene do ta njohe pavaresine e Kosoves, gje qe eshte shume e rendesishme, sepse behet fjale per shtetin i cili gjeografikisht ndodhet me afer ketij rajoni", ka thene Hollbruk, duke theksuar se ne "Serbi jetojne me shume hungareze, sesa serbe ne Kosove". Hollbruk ka porositur qe per procesin e Kosoves duhet te behen perpjekje qe te mbyllet ne menyre paqesore, ndonese sic thote, nuk ka garanci. "Shtetet evropiane, perfshi edhe Rusine, duhet te sigurojne qe serbet te mos shkaktojne edhe nje krize te armatosur, por pergjegjesia e madhe bie edhe mbi shqiptaret, te cilet duhet te garantojne te gjitha te drejtat e njeriut dhe te prones per pakicen e atjeshme serbe", ka perfunduar Hollbruk.