Granate "peshkut"
LAC - Nje shperthim i fuqishem u regjistrua dje ne qytetin e Lacit, ku sipas burimeve policore behet fjale per nje granate qe shpertheu ne nje dyqan peshku, ne pronesi te Ilir Lenes. Shperthimi qe ndodhi ne lagjen nr. 2 te qytetit, la te plagosur tre persona, njeri prej te cileve eshte pronari i dyqanit, Ilir Lena, kurse dy te tjeret jane Eleni Lena dhe Paulin Kalthi. Behet me dije se nga shperthimi jane shkaktuar edhe deme te medha materiale. Agjentet e Kriminalistikes kane filluar hetimet per zbardhjen e ceshtjes ne fjale.