Nga bombardimet izraelite, 300 të vrarë në Damask

Rreth 300 pjesëtarë të ushtrisë së Sirisë janë vrarë me rastin e sulmeve ajrore izraelite në periferi të kryeqytetit Damask, kurse edhe qindra të tjerë janë plagosur, njoftoi portali “Damask post”, duke iu referuar burimeve zyrtare siriane.
Aviacioni izraelit ka hedhur sot raketa në katër caqe rreth Damaskut - Kadashi, Xhamaran, El Hama dhe Sabur, ndërsa janë goditur dy kazerma ku kanë qenë të vendosura dy brigada të gardës presidenciale të Bashar al-Asadit.
Pos kësaj, si raporton agjencia ruse Itar tas, raketat kanë goditur edhe depot e armëve dhe qendra kërkimore ushtarake në Xhamaran.
Damasku zyrtar tha sot se këto sulme paraqesin shpallje të luftës nga ana e Izraelit, i cili u akuzua se po i ndihmon “terroristët që luftojnë kundër ushtrisë së rregullt”./Indeksonline/