Demaçi: Asnjëherë nuk jam fotografuar me Tahir Zemaj

Simboli i rezistencës Adem Demaçi i cili duke iu referuar një fotografie të publikuar ditët e fundit ku ai shihet bashkë me Tahir Zemajn, ka thënë se nuk është e vërtetë se fotografuar me të.
“Nuk ka asgjë të keqe edhe po të isha fotografuar por një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë”, ka thënë Demaçi në një akedemi përkujtimore në sallë të kuqe.
Demaçi ka theksuar se si një parti e madhe që është në opozitë, duke aluduar në LDK-në, dhe kërkon nga unë që të kërkoj falje për deklaratat që kam thënë për Tahir Zemajn, por faktikisht janë ata që në fund do të kërkojnë falje.
Demaçi e kishte quajtur Zemajn diler droge. LDK-ja kishte kërkuar nga Demaçi që ta tërhiqte këtë deklaratë dhe të kërkojë falje./Indeksonline/