Nga burgu ne teater te lira per 1 ore e gjys

Për herë të parë Teatri Kombëtar është mbushur me automjete të blinduara të policisë. Këtë fundjavë si mysafyrë të teatrit nuk ka qënë publiku i zakonshëm për gratë edhe vajzat e burgut të kryeqytetit. Nën masa sigurie të larta ato janë shoqëruar në sallën e vogël të teatrit Kombëtar për të ndjekur një shfaqj dedikur grave. “salla e Banjës” me regji të Inis Gjonit është ngitur në skenë jashtë orareve të parashikura, posacërisht për këto gra dhe vajza.
Shumica prej tyre të dënura për krime të rënda, kanë pasur rastin të ndjekin një komedi francese të autores Astrid Veillon për një orë e gjysëm. Për një pjesë të madhe të këtyre femrave të shoqëruara nga drama familjare, të qëndruarit në sallën e teatrit ka qënë një eksperiencë e paprovuar më parë. “Salla e Banjës” një shfaqje që pati premierën pak ditë më parë është rrëfim i botës së brendshme e ndonjëherë të fshehtë të tyre. Bisedat pranë vaskës zbulojnë ndjenjat e femrave, gëzimet, dashuritë, zilitë e gjithëçka tjetër. Në skenë luajnë aktore si Hajrie Rondo, Marsela Lena, Klea Konomi, Klara Shehu, apo Niada Saliasi
Aurela Papadhima