E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha per Gerdecin Keqardhje per zvarritjen e gjyqit

Kryeministri Berisha ka pritur në një takim përfaqësues të banorëve të Gërdecit së bashku me kryebashkiakun Fiqiri Ismaili. Shefi i qeverisë shprehu keqardhjen për zvarritjen e procesit gjyqësor. “Të jeni të sigurt se jam shumë i prekur dhe i revoltuar nga kjo zvarritje. Ne e kemi ndjekur dhe jemi jashtëzakonisht të interesuar që të bëhet drejtësia. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë që drejtësia të bëhet” tha kryeministri.

Po ashtu ai garantoi ndihmesë financiare të vazhdueshme për zonën dhe banorët e saj. “Unë dua t’ju siguroj se kjo qeveri nuk do të heqë kurrë nga vëmendja mbështetjen tuaj. Ne do të qëndrojmë pas secilit prej jush dhe do t’ju mbështesim deri në zgjidhjet më përfundimtare. Sigurisht që ne do të marrim përsipër pa asnjë mëdyshje qiratë dhe ndihma të tjera” u shpreh kryeministri.
  Azhornuar së fundi ( e premte , 11 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›