Nga certifikatat vijmë, në kartat e identitetit shkojmë
Nga Anastas PJETRI
Qysh sa ka hyrë viti, boshti të gjitha gjërave me të cilat po luhet ping-pong politik kanë qenë kartat e identitetit. Dikur kishim të bënim me certifikatat e tashmë kanë ngritur krye kartat. Karta majtas, karta djathtas. Karta nga PD, karta nga PS. Karta lart, karta poshtë. Karta në Tiranë, karta në Lazarat, Cërrik, Maminas. Gjithkund kartat. E tëra është një kronikë provinciale me përralla nga e kaluara, që na serviret ditë për ditë. Politikanë që jetojnë akoma me gjendjet e kohëve të lashta dhe të së shkuarës së afërt. Nga mënyra me të cilën liderët dhe kukullat e tyre nga pas, i parashtrojnë këto ditë pohimet e tyre, dallohet shpesh një jehonë e kohërave të shkuara, në të cilat ata merreshin vesh më shumë nëpërmjet armëve sesa me çdo gjë tjetër. Ndonjëherë i përdorin thëniet e tyre si gjahtarë që marrin shenjë duke përdorur pushkën. Ndonjëherë besojnë se po dëgjojnë vringellimën dhe tingullin e shpatave. Te disa politikanucër të tjerë, të futur rishtaz për të dytën herë në gjirin e partive të mëdha, ngacmon bezdisshëm një pohim që zbret me zhurmën e një çomangeje. Përkundrazi, ka dhe gra politikane, të cilat e thonë fjalën, që e shikojnë veten e tyre te 30% i deputeteve të ardhshme. Flasin si krijesa, që për shekuj me radhë janë ulur para tezgjahut, ose kanë punuar me gjilpëre, ose kanë qenë fëmijë bashkë me fëmijët. Jetojmë në republikën e kartave të identitetit, qytetarët e së cilës nuk janë të pajisur akoma, Qytetarë pa identitet. I vetmi vend në planetin Tokë pa letërnjoftime. I vetmi vend që i ngjan një magazine gjigande, pa inventar. Dhe për çudi, vendi i porsa futur në NATO, me kartat në mes diskuton zgjedhjet që po vijnë. Nuk ka akte të përjetshme, ashtu siç nuk ka të vërteta absolute. Bukuria e këtij sistemi politik qëndron te fakti se nuk je i përhershëm. Në mbrëmje ngrysesh patëllxhan e në mëngjes gdhihesh kastravec. Gjërat duhen parë në historinë e tyre, gjë kjo e domosdoshme, dhe bashkë me të edhe virtyti i modestisë së atyre që i dalin për zot qeverisjes. Ne të gjithë së bashku pa dallim kur analizojmë diçka, kemi në vetvete gabimin që nisemi nga njerëzit e të sotmes dhe nga besimi se te qëllimi arrihet përmes analizës së tyre. Shpesh jemi në gjumë e në ëndërr. Në gjumë dhe në ëndërr ne bëjmë edhe një herë detyrën e njerëzimit primitiv. Nuk po dihet ende se për çfarë po i bëjmë zgjedhjet. Do kemi ne, nesër pas zgjedhjeve një opinion të qartë publik. Do të kemi ne një opinion të qartë politik, po të shpreheshim më saktë, një gjykim, se Presidentin e Republikës të mos e shajmë si të tre presidentet e mëparshëm, paraardhësit e tij. Kryeprokurores së Përgjithshme të mos i themi një herë Silvia Konti dhe më pas ti veshim asaj ngjyra politike e ndoshta më pas ta shkarkojmë si të tre kryeprokurorët paraardhës. Do kemi ne pas zgjedhjeve, një parlament me kope deputetësh, apo një parlament me të gjitha cilësitë e një vendi të porsa integruar në NATO. Politikanët tanë misionarë, ose jo të tillë, ende nxjerrin përfundime nga ëndrrat. Të vetmin karburant që ata kanë është fantazia. Ata janë kaq mirë të edukuar në këtë periudhë jashtëzakonisht të gjatë tranzicioni, sa që me format fantastike dhe trashanike në shpjegimin e gjërave, dalin me gjoksin përpara, si kaposh deti, me idenë e parë që ju vjen në mendje. Pa e bluar më parë, se cila do të jetë pasoja. Na duket sikur janë gjithë jetën në ëndërr. Mirë o në ëndërr ka një gjë. Për çdo njeri ëndrra të çon prapa, në gjendje të largëta të qytetërimit njerëzor. Mendojnë të rastësishmit politikanët tanë, të qëndrojnë edhe katër vjet të tjerë. Po të tjerë politikanë, duket se po sjellin në mëndje Majin e 1996, se mos ai përsëritet me mjete e forma të tjera. Dhe ikin deputetët e PS nga Parlamenti, e braktisin atë ndoshta përkohësisht. I bëjnë thirrje qytetarit të thjeshtë të mbuluar kokë e këmbe me super halle, të bëhen gati për protesta paqësore në mbrojtje të votës. Duhet të kesh një kujtesë të mirë që të mbash premtimet e bëra. Duhet të kesh një forcë të madhe imagjinuese që të mund të kesh mëshirë. Morali është i lidhur shumë ngushtë me mirësinë e intelektit. Kartat e identitetit nuk përbëjnë më as moral, as intelekt. As PD dhe as PS nuk fitojnë gjë me elementin kartë identiteti. Të dyja përballë publikut janë thjesht nudo. Një nudo zyrtare. Pse nuk u pajisen shqiptarët gjatë 8 viteve në pushtet nga të majtët? Pse u la për në muajin e fundit pajisja e tyre nga të djathtët? Si të parët dhe të dytët thjesht janë tallur. Të tallurit do ti japin atyre përsëri pushtet. Këtë radhë fenomeni kartë identiteti përbën panik për socialistët dhe karrem për demokratët. Të vësh kusht, se në zgjedhje do shkohet me karta identiteti, në metrat e fundit të mandatit qeverisës, do të thotë me fjalë të tjera, të paguash një herë e pastaj të hedhësh votën. Siç po rrjedhin ngjarjet, praktikisht nuk mund të pajisen të gjithë me karta identiteti deri në ditën e zgjedhjeve. Atëherë ata që smundin, nuk do të marrin pjese në zgjedhje? Ne shquhemi si popull, që nuk shkojmë në zgjedhje dhe jo më të na vësh në rresht, për të blerë karta e më pas për të shkuar në zgjedhje. Përgjegjësia i takon qeverisë. Vonesa mund të jetë ndoshta pa qëllim, për arsye terreni, teknike, njerëzore, por publiku ska se si harron. Ishte vete ministri Nishani që tha, se deri në korrik 2007 do të pajiseshin të gjithë qytetarët. Pra ka një arsye kohore e cila të bën të dyshosh. Zbuluar në këtë mes del qeveria. Organizimi i zgjedhjeve me të gjithë infrastrukturën e tyre është pikë për pikë detyre e saj. Në këtë pikë, se kujt i mbetet barra është e tepërt të thuhet. PS dhe opozita jo se s kanë përgjegjësi, por në problemin në fjalë dalin të pafajshme. PD dhe qeverisja e saj dalin të papërgjegjshme. Një konfuzion i kotë që lidhet me injorancën politike. Kemi të bëjmë në fund të fundit me të drejtën e votës. E drejta e votës nuk mund të blihet. Të drejtën e votës nuk mund ta kenë vetëm ata që kanë karta identiteti. Të drejtën e votës nuk e përdorin të gjithë, por duhet ta kenë të gjithë dhe të pakushtëzuar. Të drejtën e votës nuk mund tja heqësh atyre, që për momentin, para kutisë së votimit nuk i kanë kartat e identitetit. A e di PD dhe qeverisja e saj se procesi i pajisjes me karta identiteti është një çështje infrastrukturore dhe mundësie ekonomike. Madje diçka më shumë e më gjerë se kaq. Është një proces administrativ i domosdoshëm jo vetëm për të shkuar në zgjedhje, por për çdo veprim tjetër nga qytetari, sa herë atij i kërkohet identiteti. Çfarë i kushton qeverisë Berisha, kur po harxhon miliona e miliona për dyfishimin e pagave dhe pensioneve dhe nuk paska pak o gjë, për një çështje kaq të madhe tashmë e instrumentalizuar, pra kartat e identitetit. Opozitës, gjithmonë duhet ti mbyllësh gojën me fleksibilitet, sa herë që e do puna. Për kartat, përveç opozitës po flet edhe Ambasadori i SHBA në Tiranë. Po flet Brukseli zyrtar fare qartë e shkoqur, se para se të aplikoni për në BE duhet të bëni me standarde zgjedhjet. Qeverisja e djathtë nuk është kaq budallaqe sa të kafshojë të tillë karrem. Atë duhet ta shqetësojë se pse PS po ankohet me zë të lartë, madje tepër të lartë për kartat e votimit. Ankimi i saj është i dobishëm në prag fushate dhe i përligjur në raport me publikun. Fundja pse e quajmë opozitë? Opozita të tillë punë ka. Kartat po përdoren si instrumente të luftës politike në fushatën e cila ka kohë që ka filluar. Kartat janë thjesht një mjet dhe jo qëllim për të bërë zgjedhje me standarde. Në këtë kuptim gjithmonë është e dobishme paraqitja në formë të zmadhuar e gjendjeve kritike. A nuk po bënë këtë gjë opozita? Certifikatat e para 4 viteve ia kanë lënë vendin kartave. Kemi të njëjtën situatë, me të njëjtët lojtarë, por që kanë ndryshuar portat dhe topat. Gjithsesi, shpesh veprimet e mira janë veprime të këqija të ngritura lart. Veprimet e këqija janë veprimet e mira, të mbetura trashanike dhe budallaqe. Synimi i PS dhe i PD për shijimin e fitores se 28 Qershorit, së bashku me friken se mos i humbasin frenat e pushtetit, tani pas hyrjes me të drejta të plota në NATO, e përjashtojnë thelbësisht kryelartësinë, hakmarrjen