Kina i premton Shqipërisë kredi të buta dhe grantin prej 2 milionë dollarësh
Kryeministri Berisha takohet me homologun e tij kinez, Web Jiabao
Kina do të mbështesë Shqipërinë në ngritjen e infrastrukturës dhe futjen e teknologjisë së lartë, nëpërmjet akreditimit të kredive të buta. Ky premtim i është dhënë kryeministrit shqiptar, Sali Berisha nga homologu i tij kinez, Web Jiabao gjatë një takimi të veçantë në selinë e qeverisë në Pekin, ku shefi i qeverisë kineze tha se gjigandi aziatik do të japë një grant prej 2 milionë dollarësh për Shqipërinë. Në këtë kuadër, kryeministri Wen Jiabao theksoi vullnetin e madh të qeverisë së tij për përshpejtimin e programeve për të mbështetur projekte të ndërtimit të infrastrukturës, të teknologjisë së lartë, teknologjisë së informacionit, industrisë minerare, energjetikës e në veçanti zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë. Qeveria kineze është e gatshme ti japë Shqipërisë kredi të buta për të realizuar këto projekte. Një delegacion ekspertësh nga Kina do të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë për të diskutuar mbi projektet në fushën e bujqësisë dhe brenda vitit do të mblidhet në Pekin, komisioni i përbashkët i punës. Gjithashtu, Kina do të shqyrtojë kredi të buta për projektet e modernizimit të doganave, në fushën e shëndetësisë, arsimit etj., si dhe do ti akordojë Shqipërisë një grant prej 2 milionë dollarësh, ka theksuar kryeministri kinez, i cili vlerësoi se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë shumë të mira dhe ato mbështesin njëri-tjetrin në planin shumëpalësh ndërkombëtar. Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Wen Jiabao ka deklaruar ndër të tjera se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës kanë hyrë në një fazë të re bashkëpunimi të ngushtë, duke veçuar faktin se Kina mbetet e vendosur të zhvillojë dhe intensifikojë marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Shqipërinë. Kryeministri Jiabao theksoi gjithashtu se qeveria kineze është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik dhe financiar për të përballuar efektet e krizës ekonomike botërore. Dy kryeministrat në takimin e tyre diskutuan për zgjerimin dhe intensifikimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dypalësh si dhe nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tradicionale mes dy vendeve, si dhe u ndalën gjerësisht në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë. Kryeministri Berisha i kërkoi kryeministrit Ëen Jiabao mbështetjen e qeverisë së tij për të inkurajuar bizneset kineze që të investojnë në Shqipëri. Kryeministri theksoi se mes dy vendeve ka potenciale për të thelluar bashkëpunimin edhe në fusha të tjera si bujqësia, shëndetësia, arsimi, etj., si dhe shprehu gatishmërinë e tij për të inkurajuar zgjerimin e marrëdhënieve kulturore midis dy popujve tanë miq. Nënshkrimi i marrëveshjeve në fushën kulturore dhe atë të shëndetësisë, vlerësoi Kryeministri Berisha, është një hap i rëndësishëm për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve. Kryeministri Berisha pasi rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë për një Kinë të vetme dhe vlerësoi Kinën si një faktor paqeje dhe stabiliteti në botë, u shpreh se pavarësia e Kosovës i shërben forcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan. Të dy kryeministrat u shprehën se forcimi i marrëdhënieve kulturore është shumë i rëndësishëm. Në këtë kontekst, të dy palët ranë dakord të organizojnë veprimtari kulturore për të kremtuar 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona.
Berisha viziton pallatin veror perandorak
Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij në Kinë, ka vizituar ditën e djeshme pallatin veror perandorak, një nga rezidencat perandorake më të mëdha, më të bukurat dhe më me famë në botë. Ky pallat përfaqëson shembullin më të jashtëzakonshëm të artit tradicional kinez. Në vitin 1998, ai u klasifikua si një nga sitet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ai zë një sipërfaqe prej 726 000 metra katror, tre të katërtat e të cilave janë ujë dhe përbëhet nga mbi 3 000 struktura, që përfshijnë pavijone, kulla, ura dhe korridore. I ndërtuar nën dinastinë Jin (1115-1234), në periudhën e mbretërimit të mëpasshëm të perandorëve, Pallatit iu bënë zgjerime të mëtejshme. Gjatë dinastisë Qing, Pallati u shndërrua në rezidencën verore për familjen dhe oborrin perandorak.