Identiteti shqiptar i kopjuar nga Jugosllavizmi i shekullit XIX, dhe dejugosllavizmi i pashmangshëm i kombit shqiptar: me transformim apo zhdukje

Nga Kastriot MYFTARAJ
Në Ballkan, në kohën e rilindjeve nacionale, në shekullin XIX, u krijuan paralelisht dy projekte të kombndërtimit që synonin të bashkonin në një nacion (komb) popullsi që flisnin dialekte të së njëjtës gjuhë, por që dallonin nga fakti se kishin fe të ndryshme, Ortodoksinë, Katolicizmin dhe Islamin. Këto dy projekte qenë Jugosllavizmi dhe Shqiptarizmi. Kur flas për Jugosllavizmin këtu e kam fjalën për Jugosllavizmin e hershëm, i konceptuar si ide për ndërtimin e një kombi, çka do të tentohej që të realizohej më vonë,
se Jugosllavizmi federal, multinacional, i konstituuar më pas, është vetëm rezultat i dështimit të Jugosllavizmit si ide kombndërtuese. Ambiciet e përpunuesve të këtyre dy ideve nacionale, Jugosllavizmit dhe Shqiptarizmit, dukeshin shumë të mëdha derisa kërkohej të bashkoheshin në një komb tre fe të cilat kishin një të kaluar historike shumë konfliktuale mes tyre. Shembulli që sillnin përpunuesit e këtyre ideve nacionale nga Europa Perëndimore ku kombi francez, apo ai gjerman i bashkuar në një shtet pikërisht në atë kohë, përbëheshin nga katolikë dhe protestantë, dukej se nuk kishte vlerë për këto dy raste ballkanike. Katolicizmi dhe protestantizmi në Francë dhe Gjermani, edhe pse kishin një të kaluar konfliktuale, qenë dy fe që origjinonin nga Krishterimi perëndimor- bazë e qytetërimit perëndimor, dhe për këtë qenë në gjendje të arrinin deri tek bashkëjetesa paqësore në kuadrin e shteteve në fjalë. Ndërsa Ortodoksia dhe Katolicizmi nga njëra anë, dhe Islami nga ana tjetër, por edhe Ortodoksia kundrejt Katolicizmit, qenë fe që u përkisnin qytetërimeve të ndryshme, ose më saktë kishin qenë baza e ndërtimit të qytetërimeve të ndryshme dhe konfliktuale, kështu që dukej e pamundur që ato të shërbenin si elementë për ndërtimin e një kombi.
Këtë gjë e provokoi fakti se, derisa Franca dhe Gjermania mbijetuan si shtete pavarësisht dasive fetare, Jugosllavia u shpërbë. Shpërbërja e Jugosllavisë si shtet në fakt nuk ishte gjë tjetër veç rezultati i pritshëm i dështimit të projektit të nacionit (kombit) jugosllav, i cili u tentua që të krijohet si në kohën e Jugosllavisë mbretërore të pas Luftës së Parë Botërore, ashtu dhe në Jugosllavinë komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore. Këto dy përpjekje e kishin origjinën tek një projekt me emrin «Jugosllavizëm», i përpunuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën e zenithit të nacionalizmit shekullar, projekt që që synonte t i bashkonte sllavët e jugut, në një bashkësi nacionale, të bazuar tek gjaku dhe gjuha e përbashkët, duke kapërcyer ndarjet që sillte feja, e cila i ndante në ortodoksë, katolikë dhe muslimanë. Ndërtuesit e monarkisë sllavojugore u munduan ta zbatojnë seriozisht këtë projekt pas Luftës së Parë Botërore, kur me Kushtetutën e Vidovdanit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene shpallej ekzistenca e kombit jugosllav të përbërë nga tre fise. Ky projekt dështoi kur pas konflikteve të brendshme mes fiseve që përbënin kombin Mbreti pezulloi Kushtetutën dhe vendosi një diktaturë mbretërore. Ironikisht, në kohën kur praktikisht u shpall dështimi i këtij projekti, vendi mori emrin Jugosllavi.
Përpjekja më serioze për krijimin e kombit jugosllav u bë në kohën e Jugosllavisë komuniste, në vitet 1948-1963. Tito, pas prishjes me Stalinin në atë vit, e rimori seriozisht projektin e vjetër për krijimin e kombit jugosllav, për shkak se donte t i tregonte botës se ai mund të bënte dhe më tepër se Stalini, i cili nuk kishte tentuar që të krijonte një komb sovjetik. Në Jugosllavi u krijua dhe një gjuhë e përbashkët, ajo serbo-kroate dhe u stimulua marrja e identitetit nacional jugosllav nga qytetarët, në vend të nacionalitetit tradicional. Tito hoqi dorë nga ky eksperiment për të krijuar një komb të ri, në vitin 1963, me ndryshimet kushtetuese të këtij viti, edhe pse jugosllavizmi si identitet nacional vazhdoi të stimulohej për inerci, me rezultate minimale. Që kur u shpall për herë të dytë dështimi i zbatimit të projektit të kombit jugosllav, në 1964, u shënua dhe fati i Jugosllavisë si shtet, e cila ekzistoi për inerci deri në 1991.
Shqiptarizmi, ose ideja nacionale shqiptare u krijua sipas të njëjtit koncept si Jugosllavizmi i shekullit XIX, konceptuar si ide kombndërtuese. Në fakt, problemi i ideuesve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, pra të përpunuesve të Shqiptarizmit ishte i njëjtë me problemin e përpunuesve të Jugosllavizmit.
Nëse bëhej fjalë për Rilindje Kombëtare, nga vetë fjala, duhej që idea nacionale të ishte Arbërizmi, ndryshe Albanizmi, duke u rikthyer tek bashkësia nacionale dhe tradita shtetërore që lindi dhe u zhvillua para okupimit osman, sidomos në kohën e Skënderbeut. Por, si rezultat i okupimit osman, pjesa më e madhe e arbërve (albanëve) u kthyen me dhunë në fenë islame. Kjo fe nuk hyri në shpirtin e shqiptarëve, por derisa feja islame ishte një fe shtetërore në Perandorinë Osmane, çdo ide nacionale që do të predikonte largimin nga ajo do të konsiderohej si krim nga autoritetet osmane, madje një krim që ndëshkohej me vdekje. Nëse ai që i propagandonte një muslimani idenë nacionale, dhe ky i fundit kur e pranonte, dënoheshin të dy me internim ose me burg, kur i propagandohej feja e krishterë dënoheshin të dy me vdekje. Për autoritetet osmane fjalët arbër dhe alban qenë baras me kristian.
Në këto rrethana ideuesit e Rilindjes Nacionale kërkuan një fjalë të re për identitetin nacional. Prej këtej adoptimi nga nacionalizmi i kohës i termave Shqipëri dhe Shqiptar, të cilët shiheshin si neutralë nga pikëpamja fetare. Lëvizja nacionale shqiptare, domethënë procesi i konstituimit nacional rifilloi në kohën e Krizës Lindore të viteve 1875-1881, kur banorët e trevave të sotme shqiptare u gjetën në një situatë kur kërcënohej ekzistenca e tyre fizike si popull, pasi kishte filluar ndarja e zotërimeve turke në Ballkan. Atëherë duke dashur të distancohen nga turqit, elita e kohës u angazhua për të ngjallur një sentiment nacional midis banorëve të zonave të ndryshme që deri atëherë identifikoheshin zyrtarisht përveçse si osmanë edhe si (turq) muslimanë, (latin)katolikë, (grekë)ortodoksë. Për këtë qëllim u përpunua idea e Shqiptarizmit, si ide-bosht për identitetin nacional dhe premisë për shtetformimin e ardhshëm. Elita nacionaliste e kohës adoptoi emrat Shqipëri dhe Shqiptar, të cilat deri më atëherë nuk i njihte dhe i përdorte kush dhe Në traditën politike shqiptare është tentuar që problemi që krijonte dasia historike fetare në rrafsh të politikës të kapërcehej me iluzionizmin retorik. E para nga këto formula i takon kohës së Rilindjes:
«Mos shikjoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht shqyptaria!»
Por, Shqiptaria paraqitej kështu sikur kishte si kusht ateizmin dhe qe një lloj feje laike pa Zot, për çka Enver Hoxha dhe komunistët e tij do ta gjenin shumë konvenuese për ta përdorur më vonë. Formulimi i Pashko Vasës është sa paradoksal aq domethënës. Dukej qartë se fetë dhe identitetit nacional bënin një qark të shkurtër. Islamizmi orientohej nga Perandoria Osmane, duke i quajtur shqiptarët muslimanë turq. Ortodoksia orientohej nga Greqia, duke i quajtur shqiptarët ortodoksë grekë, Katolicizmi deri më atëherë kërkonte një Principatë Katolike në Mirditë. Poezia e famshme e Pashko Vasës O moj Shqypni! daton vitin 1880.
Fan Noli në fillim ishte shumë skeptik për suksesin e idesë së Shqiptarizmit, edhe për faktin se klerikët e huaj në Shqipëri, të të gjitha besimeve fetare u bashkuan në një luftë të ashpër kundër idesë së Shqiptarizmit, identitetit nacional që kapërcente dasitë fetare. Për këtë Noli do të shkruante në 27 mars 1908 tek gazeta Kombi, Boston:
Natyrisht që koha rrëfeu se këta patriotë qenë si njerëz që bërtisnin në shkretëtirë... Pastaj perëndia e re që u proklamua ish e panjohur ne populli, e harruar, e varrosur. Krerët fetarë e çkishëruan dhe populli i varfër largohej prej saj si me eksorkismë kur i dëgjonte emrin. Dhe u provua që kjo methudë, në vent dermani pruri një tjatër largim, se emri shqiptar arriu në këtë kohë të lumtur të rrëfenjë një njeri pa fe, që ka vrarë perëndinë, që ka shkelur zakonet e stërgj