Nga dashuria për Barcelonën, i vënë emrin Barça

Bruksel, 11 gusht - Dashuria për një skuadër futbolli mund të çojë tifozët në kryerjen e veprimeve jo shumë logjike.
Rasti i fundit ka ndodhur në Belgjikë, ku çifti i ri Beeckman ka vendosur t’i vë djalit të tyre emrin Barça dhe kjo për nder të klubit spanjoll.
“Ideja për t’i vënë djalit tonë emrin e skuadrës së zemrës na erdhi teksa po shikonin një ndeshje të Barcelonës në televizion”, shpjeguan ata në internet.
Fillimisht, familjarët e tyre nuk kishin qenë dakord me këtë ide, por më pas ata pranuan dhe fëmija i çiftit mban pikërisht emrin Barça.
Duhet përmendur se ndërkohë i vogli Barça është bërë pjesë e shoqërisë së klubit spanjoll.