E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ozzy Osbourne do një duet me Lady Gaga

Ish frontmeni i grupit Black Sabath, Ozzy Osbourne ka zbuluar që edhe pse nuk e pëlqen muzikën pop, megjithatë ka simpati për Lady Gaga.
“Sot të gjithë yjet janë të prodhuara, ashtu siç prodhohet akullorja. Ndoshta mund të paraqitet dikush që mund të më pëlqejë, por me të vërtetë më pëlqen kjo Lady Gaga”, tha Ozzy.
Veterani i muzikës ka deklaruar  që do të dëshironte të bënte një duet me këngëtaren kontraverse.
“Më duket mjaft interesante. Vajzat e mija Kelly dhe Sharon do të më kishin vrarë nëse do ta bëja këtë gjë. Do të më pyesnin pse nuk bëj këngë me ato. Megjithatë kjo nuk i ndryshon gjërat. Gaga është interesante, jo vetëm për mua por edhe për shumë të tjerë dhe kështu duhet të jetë komplet biznesi muzikor - energjik, i paparashikueshëm dhe eksitues”, tha këngëtari 61-vjeçar.
Përveç Lady Gaga, Ozzy do të bënte duet edhe me Paul McCartneyn. “Nëse ai do të më telefononte për të shprehur dëshirën që të bashkëpunonte me mua, do të hiqja dorë nga çdo gjë dhe do t’i bashkohesha rrugës së tij”, tha Osbourne i vendosur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›