E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Ujësjellësit harxhon miliona euro për godinën, qytetarët thahen për ujë

Tirana në krizë për ujin e pijshëm, Seit Dollapi urdhëron ruajtjen e tubacioneve nga ndërhyrjet e qytetarëve

Tirana, është në krizë të plotë për ujin e pijshëm. Panoramën e dhimbshme ku qytetarë nga të gjitha moshat kudo në lagjet periferike, në kryeqytetin e një mijë e një qiellgërvishtësve i sheh me bidona në duar, i plotëson edhe kuadri se

pothuajse në çdo shtëpi rubinetet janë tharë për ujë, edhe pse qytetarët duhet të paguajnë të gjitha faturat e ujësjellësit. Si të mos mjaftonte kjo, vetë drejtori i Ujësjellësit Seit Dollapi premton dita ditës së qytetarët do të kenë në shtëpitë e tyre ujë të pijshëm e të rrjedhshëm 24 orë non stop. Por nga të gjitha gjasat këto fjalë janë vetëm premtime të radhës pasi në vend të qytetarëve furnizohen puset e pompat e lavazheve të panumërta që kanë mbirë në kryeqytet si kërpudhat pas shiut. Kreu i ujësjellësit Dollapi, ka nisur kohët e fundit nje aksion ku ka ndërprerë sipas tij të gjitha tubacionet e paligjshme të ujësjellësit, duke lënë kështu të thahen për pikën e ujit rreth 40 mijë familje vetëm në zonat periferike. Ndërkohë edhe zonat në qendër të Tiranës apo edhe në zonat e tjera vuajnë prej 6 muajsh, mungesën e ujit, ndërkohë që kanë edhe probleme me mbifaturimet apo edhe me pritjen për orë të tëra mbrapa sporteleve të drejtorisë së Ujësjellësit.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›