E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet e “Lost” bashkohen për një serial të ri

Yjet e “Lost” Michael Emerson dhe Terry O'Quinn kanë konfirmuar që janë duke bërë plane që të paraqiten bashkë në serialin e ri televiziv.
Emerson, i cili ka luajtur karakterin e Ben Linus në dramën e ishullit të shkretë,tha për Associated Press që ai dhe ish partneri i tij në serialin “Lost”
janë duke shikuar për një projekt të ri që do t’i ribashkojë në ekranin e vogël.
Por adhuruesit nuk duhet të presin që seriali të përmbajë aksion si tek Lost. 55-vjeçari, Emerson, insiston që ai dhe O’Quinn 58-vjeçar të kenë një serial që do të reflektonte “moshën dhe brishtësinë” e tyre. Ai e pranon që në serialin e tij ideal, nëse karakterët që do të luajnë ata do të goditen në fytyrë “nuk do të çohen për një muaj”.
Një tjetër ribashkim i dyshes është gjatë këtij muaji – Emerson dhe O’Quinne janë nominuar për aktorin më të mirë dytësor në Emmy Awards.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›