E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga ditari i një gazetareje televizive ...

Në një kohë kur çmimet e larta të ushqimeve dhe faturat e fryra të energjisë dhe ujit përpijnë pjesën më të madhe të pagës mujore të familjeve shqiptare, duke e bërë tejet të vështirë kursimin e ca parave në fund të muajit, në korridoret politike vazhdojnë akuzat e debatet mediatike, që duket se janë i vetmi ushqim që politikanë e qeveritarë ofrojnë për të ngopur mendjet e shqiptarëve.

E hënë
Shqipëria, një vend “multietnik”?

Në Shqipëri ka edhe arumunë, ndaj ata duhet të njihen edhe si
minoritet. Eh, kjo deklaratë, vjen si një zbulim, por edhe kërkesë e prerë e Presidentit të Rumanisë, gjatë një vizite protokollore në Shqipëri. Më e çuditshme tingëllon kjo kërkesë, kur vetë krerët e federatës së shoqatave të vllehve nuk kanë kërkuar dhe as menduar të njihen si një minoritet më vete. Ata janë njohur si një grupim me vlera kulturore dhe gjuhësore, që ndër vite janë njëjësuar me shqiptarët. Por siç ndodh rëndom në Shqipëri, edhe arumunët kanë dy shoqata. Një që mbështetet nga shteti grek, dhe një tjetër që mbështetet nga Rumania. Këta të fundit sigurisht që e kanë mbështetur deklaratën e Presidentit të Rumanisë, duke na treguar se kjo është një kërkesë e Komisionit të Europës, të cilën ata e kanë pasqyruar edhe në gazetën e tyre. Por, pas pakënaqësive që kanë krerët e dy shoqatave mes tyre, shteti shqiptar nuk po reagon. Madje krerët e qeverisë kanë treguar se janë të prerë të vijojnë me regjistrimin e cilësuar antikushtetues të popullsisë sipas etnisë dhe fesë, një projekt i cili po u hap shumë shtigje vendeve tona fqinje për të kërkuar të drejtat që nuk i kanë në vendin tonë.

E martë
çdo të thotë “sindikalistë”

Në prani të dhjetëra vajzave dhe grave, të ministrave dhe
Zëvendësministrave, dhe i monitoruar nga dhjetëra kamera, kreu i
sindikatës së pavarur nuk e pati hiç problem t’i drejtohej me zë të lartë kolegut të tij, se ministri i

Punës po i çante……

Dhe sherri nisi vetëm sepse kreu i kësaj sindikate kërkonte që në mbledhjen e Këshillit të Punës, projektligji për profesionet e vështira të ishte i pari dhe jo i fundit. Mes debateve dhe replikave që kishin për bazë sharjet që u kanë hije horrave në rrugë, kaloi pjesa e parë e mbledhjes së dytë të Këshillit të Punës. Unë si gazetare, sigurisht që në pjesën më të madhe të punës sime preferoj të jem në anën sindikaliste, në anën e punëtorëve të thjeshtë, të atyre që nuk kanë para për të mbyllur muajin, të atyre që enden rrugëve në kërkim të një pune, të këtyre njerëzve, të drejtat e të cilëve duhet të mbrohen me forcë nga sindikalistët. Por nga cilët sindikalistë?

Sigurisht jo nga këta persona që sot mbajnë vendin e krerëve të sindikatave.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›